Nga Ervin Salianji te Tritan Shehu, emrat e njohur në PD të skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit
Një ditë pasi Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ‘BalkanWeb’ mëson emrat e demokratëve që janë skualikuar.
Ndonëse emrat të njohur e me kontribut pranë Partisë Demokratike, Komisioni i vlerësimit ka vendosur të skualifikojë nga gara emra si, Ervin Salianji, Tritan Shehu e Endri Hasa.
Ndonëse më i preferuari nga demokratët dhe aktiv në këto 8 vite opozitë të PD, duke vecuar edhe një maratonë gjyqesh me ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Komisioni duket se ka vendosur të mos vendosë në lista ish-deputetin e grupit parlamentar të demokratëve, Ervin Salianji.
Komisioni duket të mos ketë marrë në konsideratë kështu asnjë aktivizimi prej 8 vitesh, perballje, mbrojtje e kauzave te PD nuk u moren parasysh nga komisioni. Inate personale, apo përplasjet publike të mëparshme publike, ku vecohet ajo me ish-ministrin Ruli, sot anëtar i komisionit të vlerësimit, në kohën kur ky i fundit bënte oponencën ndaj kryedemokratit Basha, duket se i kanë kushtuar Ervin Salianjit skualifikimin. Kujtojmë se ish deputeti Salianji, ishte i vetmi që u konfirmua nga anëtarësia e PD Korçë, i vetmi qark ku PD pati rritje ne zgjedhjet e 2017.
Jashtë garës mësohet se do të jetë edhe Halim Kosova, i cili duket se ka vendosur vetë të mbetet jashtë, përmes një mesazhi dërguar kryedemokratit Lulzim Basha. Kujtojmë se PD do i besonte Bashkinë e Tiranës duke e kandiduar në zgjedhjet vendore të 2015. Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 13 qershor 2013, Halim Kosova u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Kështu nga 3593 kandidatë të propozuar, në listën përfundimtare janë 326 kandidatë,por do të jetë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të marr në shqyrtim emrat e kualifikuar dhe më pas Këshilli Kombëtar ata që do të miratojnë listën finale të kandidatëve për deputetë, ku 20% të emrave janë ekskluzivitet i kreut të demokratëve, Lulzim Basha. Në fund Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 20201.