Nga Franca për t’i dhënë mesazh babait dhe njerkës, reagimi i tyre në studio…

Mimoza është nga qyteti i Vlorës, por jeton prej vitesh në Francë. Sot ajo ndodhet në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i shprehur vlerësimin dhe dashurinë babait dhe njerkës së saj.

Mimoza e humbi nënën disa vite më parë. Babai u martua dhe të 5 fëmijët e mirëpritën bashkëshorten e tij Valbonën në familje. Por Mimoza thotë se prej disa kohësh ka diçka që nuk funksionon siç duhet në marrëdhënien e saj me babain dhe pikërisht për këtë ajo ka ftuar në studio të atin dhe bashkëshorten e tij.

“Para 17 vjetëve, në vitin 2001 ne kemi humbur mamin në moshën 50-vjeçare. Për 4-5 vjet babai qëndroi vetëm, sepse unë me motrën jetojmë në Francë, ndërsa vëllezërit janë të martuar. Ne jemi 3 djem dhe 2 vajza. Pas 4 viteve babai u martua dhe lindën një princ të vogël që sot është 11 vjeç dhe quhet Kevin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (23 dhjetor 2018)

Mimoza tregon se kur babai vendosi të martohej, fillimisht ishin disi të trishtuar, pasi dikush tjetër po zinte vendin e nënës së tyre, megjithatë ajo thotë se dashuria për babain dhe dëshira që ai të ishte sërish i lumtur bëri që gjithçka të kalonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në fillim kemi qenë pak të trishtuar, po normale menduam sesi ishte e mira për babain tonë, që nuk mund ta linim dot vetëm. Ishte i detyruar, nuk mund të qëndronte dot me ne. Donte ngrohtësi, përkrahje. Kur vdiq mami, babai ishte 55-vjeç. Nuk pati ftohje mes nesh, madje atë ditë që është martuar, kam qenë unë ajo që ia kam bërë dhomën e gjumit. Ndjeja pak trishtim shpirtëror, por nga ana tjetër isha e lumtur, ngaqë e shikoja të trishtuar më përpara babain dhe thoja do të ndryshojë gjithçka. Dhe në të vërtetë ndryshoi”, tregon Mimoza ndërsa shton: “Por këto dy vitet e fundit nuk e di përse babai është i trishtuar. Është pak i trishtuar, pak i ftohtë, të dyja bashkë”.

Mimozës i duket sikur babai është larguar dhe nuk arrin të kuptojë përse. Ajo thotë se më parë flisnin më shpesh në telefon, ndërsa kohët e fundit flasin 1 herë në muaj. Sa i përket njerkës, ajo thotë se është shumë e respektueshme: “Unë nuk mund t’i them dot njerkë, e kam pak si motrën e madhe”.

Babai i Mimozës nuk e di që ajo ndodhet në Shqipëri, pasi i ka thënë se ndodhet në Portugali. Ftesës për të qenë në studio, bashkëshortët Veliu dhe Valbona iu përgjigjën pozitivisht. Të ndodhur në studion e “E Diela Shqiptare”, reagimi i tyre sapo panë kush ishte në anën tjetër të ekranit ishte i menjëhershëm, atyre iu mbushën sytë me lot.

“Babi të kam thënë që kam ikur në Portugali, por nuk është e vërtetë. Kam ardhur sot këtu për ju të dy. Sot e kam marrë rrugën për ju të dy, sepse kemi 4 vjet që nuk e kemi festuar Vitin e Ri bashkë. Më duket sikur këto kohët e fundit, nuk e di, këto 1 apo 2 vjet, sikur jemi ftohur pak. më parë kemi qenë shokë, nuk e di në është reale apo jo. Dhe këto kohët e fundit të shikoj pak të trishtuar dhe dua që të dish që ne fëmijët e tu të kemi në zemrën tonë, me të gjitha hallet që ke hequr në jetë dhe aq më keq në 2001 me çfarë ka ndodhur. Unë këtë vit thashë do mbyll derën e shtëpisë time dhe dua që të festojmë Vitin e Ri dhe Krishtlindjen bashkë. Krishtlindjen e kam më shumë për Valbonën dhe Mandalenën se janë katolike. Dua të kemi atë dashurinë që kemi pasur më parë, jo se nuk e kemi, por këto kohët e fundit ke qenë pak larg. Dhe me Valbonën kam folur herën e fundit dhe më tha çfarë t’i them, nuk e di përse është kështu. Edhe Mandalena më ka thënë fol me babain”.

Pasi e dëgjuan Mimozën, të dy bashkëshortët e siguruan atë që nuk ka ndodhur asgjë dhe se e duan atë shumë.

“Nuk jam i ftohtë, jam shumë i afruar dhe i dua njëlloj njerëzit. Ndoshta të duket edhe nga largësia. Edhe hallet tona janë pak të shumta, edhe jeta është pak e vështirë dhe mblidhen të gjitha”, tha babai i saj.

“Të falenderojmë shumë, shumë, edhe të duam shumë, ty edhe të gjithë”, tha Valbona./tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?