Nga Greqia në Gjermani, kryeministri Rama: Në Berlin për Panairin më të madh në botë të Turizmit

Kryeministri Edi Rama ka lënë pas Athinën në Greqi, ku mori pjesë në Panairin e Punës për nismën me kthimin e emigrantëve në Shqipëri duke bërë oferta pune, dhe ka zbritur sot në mbrëmje (2 Mars) në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Kryeministri e njoftoi me një video-mesazh në rubrikën e tij “Ç’kemi nonjë të re”.

“Mirëmbrëma nga Berlini. Pas një dite vërtetë në Athinë, në panairin e parë të punës, ku 120 kompani nga Shqipëria prezantuan ofertën e tyre, për një gamë të gjerë vendesh pune, erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do çelë nesër Panairin e Turizmit, si vendi i zgjedhur i nderit për vitin 2025. Kush e mendonte deri disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion. E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të botës për turizmin”, u shpreh kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?