Nga himni kombëtar tek pankartat pikante, nga Elbasani në këmbë drejt Tiranës
Protesta e studentëve është padyshim një nga më të bukurat dhe më masivet që vendi ynë ka pasur. Në ditën e shtatë të kësaj proteste pjesëmarrja duket të jetë e jashtëzakonshme, ndërsa ka ndeshur në një sensibilizim mjaft të madh dhe nga ana e qytetarëve.
Ka pasur plot risi kjo protestë, ashtu siç janë plot ngjyra dhe shpirtrat e të rinjve. Studentët e Akademisë së Arteve kanë vendosur që protestën e tyre ta nisin me himnin kombëtar, studentët e Gjeologji Minierave kanë dalë me kapelet e verdha, ndërsa marshuesit kanë kaluar sot dhe përpara kryeministrisë, ndryshe nga ditët e mëparshme.
Ndërkohë risitë nuk kanë munguar dhe nga Shkodra, protestës së tyre iu janë bashkuar dhe tregtarët, të cilët iu kanë dhuruar studentëve dhe flamuj kuqezi.
Nga ana tjetër protesta në ndryshim nga ditët e para ka gjetur përkrahje mjaft të madhe dhe në Gjirokastër, ndërsa një pjesë e studentëve kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit.
E paprecedentë ka qenë ajo që ka ndodhur në Elbasan, ku studentët kanë nisur marshimin në këmbë drejt Tiranës, pasi nuk janë lejuar autobusat që të nisen.



KOHA JONË SONDAZH

