Nga Ina te emigrimi i të rinjve, deputetja-Ramës: Nënat që sot tundin djepin, nesër rrëzojnë shtetin

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve të fundit që kanë tronditur opinionin publik. Nga protesta e fundit para parlamentit, ku mbetën të plagosur policë dhe banorë të zonës së ”Astirit”, nga fenomeni i largimit të shqiptarëve, sidomos të rinjve, apo rasti i 18-vjeçarit Musa Baculit, i cili po lufton me vdekjen, janë disa nga faktet që Malaj i kujton Ramës, se ku e ka çuar vendin, sipas saj vetëm për të mbrojtur kolltukun e pushtetit. Më tej Malaj thekson se ”nënat që sot tundin djepin, nesër rrëzojnë shtetin”.

Statusi i plotë

Vendi im si lëndina e lotëve! Iku dhe një ditë e trishtuar dhe nata mbulon vendin tim. Ngjarjet te banorët e Astirit që në ditën e tyre të 20 të protestës i rriten stoik dhe nuk tuten i shtohen frikërat që si merimangat pushtojnë shpirtrat e të gjithë atyre vdekatarëve që e shohin ngjarjen dhe mendon me tmerr po nesër si do të vej jeta jonë??!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kronikat televizive lajmi i mirë që Ina, ajo vajza e mirë, e re, 24-vjeçare, e veshur me uniformën e policisë , që u aksidentua nga shashka apo kapsolla ( të cilat unë realisht nuk i dua ) është në gjendje më të mirë e tashmë është nisur për t’u kuruar, duke i uruar shërim të plotë, të gjithë janë me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi i keq, nëna e djalit 18-vjeçar, të kapur nga policia, denoncon dhunën që ushtrohet nga policia te 18-vjecari të akuzuar, duke u bërë denoncuese e dhunës. Lajmi tjetër i dhimbshëm, Musai është në luftë me vdekjen dhe Sidrit Bejleri e inkurajonë e i thotë qëndro, se nuk je vetëm, ne do ta fitojmë betejën me vete dhe fundi.

Kjo është tabloja e ditës së sotme. Te plagosur , të prangosur , ata që luftojnë me vdekjen dhe një lëndinë me lot! Lotët e bashkëqytetarëve të mijë në një betejë pa armiq, po armiku jemi ne, e kanë kthyer vendim tim në lëndinën e lotëve! A ke sy për të parë e zëmër për të ndjerë, o ti njeriu pa mend, që popullin e sheh si domenin tënd, për të mbrojtur kolltukun tënd të vjedhur?

A e kupton që e ke kthyer vendin, në frymë të vdekura për së gjalli? A e kupton që Shqipërisë time dhe shqiponjës dy krenare, pasi po i heq rininë po i fut në vëlla vrasje mes të njëri-tjetrit! Shikoje tablo që ke mbjellë. Tani kambanat po bien fort për ty. Tani koha është për ata që e duan vendin, jo për trutharin, po për shqiptarin! Mos harro se nënat që sot tundin djepin, nesër rrëzojnë shtetin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?