Nga Kadiaj në Lushnje, 5 km për 50 minuta

Fshati Kadiaj është vetëm 5 km larg Lushnjes por për të shkuar në qytet, banorëve u duhen të paktën 50 minuta. Rruga e ndërtuar 30 vite më parë është amortizuar dhe përveç premtimeve, investime nuk ka pasur.

Për të shkuar në Lushnje për urgjenca, shoferët u marrin banorëve 200 lekë për vështirësi rruge. Segmenti i fundit që të nxjerr në pjesën e autostradës Lushnje-Fier është edhe më i dëmtuari.

Të kontaktuar në telefon, përfaqësues të Bashkisë së Lushnjes shprehen se rruga e fshatit Kadiaj është pjesë e unazës bujqësore të lançuar nga qeveria dhe është në fazë tenderimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, deri atëherë këta banorë do të vujane njëlloj si 30 vitet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?