“Nga kalorës i Çamërisë, Edi Rama u kthye në kalin e trojës të Greqisë”/ Momentet e përplasjes së Idrizit e Dodës me policinë

Ora News sjell momente të përplasjes së ish deputetes së PDIU-së Mesila Doda dhe kreut të PDIU-së me policinë para ministrisë së Jashtme.

Policia ndalon protestuesit të afrohen tek dera e ministriseë së Jashtme dhe I kanë zhvendosur në anën tjetër të rrugës.

Më pas forca të shumta policie kanë rrethuar protestuesit tek ura dhe nuk lejojnë ti afrohen ministrisë.

Ne nuk e dimë ku jemi, jemi Shqipëri apo në Greqi. Nuk lejohemi të bëjmë një protestë paqësore për ti kujtuar Ministrit të Jashtëm Grek të tërheqë ligjin e luftës me Shqipërinë sepse këtu po bëhet një situatë lufte. Kur të kërkojë falje mbi… shqiptarët e Çamërisë, të dijë kuptimin e Çamërisë dhe të drejtat e tyre e për shumë çështje të tjera.

Kur do e japin ata statusin e minoritetit etnik shqiptar për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë pikërisht në Çamëri dhe qytetarët tanë shkojnë i shohin sa herë që shkojnë me pushime.


Dhe pse jam i detyruar tu kujtoj më forcë edhe Edi Ramës që e filloi këtë punë duke bërë një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë 1 herë në 6 muaj
 dhe që revoltohej në Parlament dhe qe betohej më shumë se sa ne për çështjen çame. Na u kthye nga kalorësi i Çamërisë në kalin e trojës të Greqisë

Idrizi shprehet se Edi Rama nuk ka forcë që ti ndalojë të protestojnë.

“Rama nga kalorës i Çamërisë u kthye në kalin e Trojës të Greqisë” Idrizi përplaset me policinë

SHKARKO APP