Nga Kosova, Rama tregon pse Serbia nuk mund të hidhet në flakë për Perëndimin: Është mes dy zjarreve
Pozicioni i Serbisë në raport me Rusinë, u diskutua edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një promovimi libri në Kosovë, kur theksoi se Serbia ndodhet mes dy zjarreve. Nga një anë është Rusia dhe nga ana tjetër perëndimi dhe sipas tij gjendet në një presion të jashtëzakonshëm. Po ashtu Rama shpjegoi edhe pse Serbia në këndvështrimin e tij është e detyruar të mbajë pozicionin që mban.
”Rusia ka për ta shtrënguar Serbinë për shkak se e furnizon me gaz, naftë, me shumëçka, dhe e presionit të madh të Perëndimit nga ana tjetër, mbi Serbinë, presion që Serbia e ndjen jashtëzakonisht shumë, të shtyjmë sa më shumë në drejtimin e një kuptimi të drejtë, të asaj që ne duhet të presim nga Serbia.
Kush pret nga Serbia që të hidhet në flakë për Perëndimin nuk e kupton fare se çfarë vjen nga kjo. Serbia nuk mund të hidhet në flakë për Perëndimin sepse nuk ka asnjë mundësi ta bëjë këtë duke qenë e përbërë nga një popull ku 80 përqind mendojnë që Vladimir Putin ka të drejtë. Por nga ana tjetër besoj që është shumë e qartë, Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj lufte të mos vijë këtu”.
Në këtë pikë Rama shton se të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre dhe thotë se ky është edhe thelbi i “tradhtisë” së tij. Ballkani e në veçanti Kosova, kanë vuajtur boll nga lufta e sa kohë nuk ekziston detyrimi, ne tha Rama, nuk kemi përse i shkojmë asaj rruge.