Nga luftë në paqe? Putin ka një kusht për Ukrainën

Ukraina është në kaos, ka qindra të vrarë dhe mijëra e gati miliona qytetarë që po lënë banesat për një strehë që tu shpëtojmë bombave ruse. E gjithë bota po e dënon Rusinë, por në ditën e dytë të sulmeve dhe bombardimeve në masë, mund të kemi edhe ulje të tensionit.

Presidenti rus Vladimir Putin, është gati të dërgojë një delegacion të zyrtarëve të rangut të lartë për bisedime me Kievin, të cilat sipas Moskës duhet të mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Por që kjo të bëhet, Rusia kërkon që të shpallet “statusi neutral” të Ukrainës, që do të përfshinte “çmilitarizimin”. Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Kurse presidenti ukrainas, i cili është në terren, përsëriti reagimin e dobët të Perëndimit, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Europës të dalin në protesta të mëdha kundër kësaj lufte.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se më shumë se 1 mijë trupa ruse janë vrarë. Ndaj Rusisë janë vendosur sanksione nga mbarë bota, ku përfshijnë edhe ngrirjen e disa aseteve bankare.

SHKARKO APP