Nga ndryshimet në qeveri tek organizimi, ja çfarë pritet të ndodhë në Asamblenë e PS-së

Më 4 shtator, PS-ja do të mbajë mbledhjen e Asamlesë dhe gazetarja Eksiola Shehu zbardhi më shumë detaje. “Kjo mbledhje vjen në harkun kohor shumë të shkurtër që nga mbledhja e 26 korrikut, për shkak se do të jetë Asambleja e PS-së ajo që do të thërrasë kongresin, që pritet të mbahet në fund të shtatorit apo në javën e parë të tetorit.

Është ky tagri i Asamblesë së PS-së që do të bëjë me dije datën se kur socialistët mund të mblidhen për sa i takon kongresit të jashtëzakonshëm i cili do zgjedhë 9 sekretarët e rinj të PS-së bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të cilët kryeministri Rama i shkarkoi në mbledhjen e 26 korrikut”, tha gazetarja Shehu.

Nga ana tjetër, Shehu theksoi se përveç zhvillimeve brenda strukturave të PS-së, një element tjetër i rëndësishëm është dhe ajo për sa u takon ndryshimeve në qeveri të kabinetit 3. “Gjatë një konference për mediat, Rama bëri me dije se për sa u takon ndryshimeve në qeveri, do të mblidhet Asambleja e PS-së. Për më shumë pasditja e së hënës do të konfirmojë nëse do të kemi ndryshime apo jo”, tha Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?