Nga Nepali në Tiranë/ Flamuri i “One Piece” kthehet në simbol të protestës dhe revoltës rinore
Flamuri i famshëm i “One Piece”, me kafkën dhe kapelën prej kashte, po shfaqet gjithnjë e më shumë në protesta në vende të ndryshme të botës, duke u kthyer në një simbol të lirisë, rezistencës dhe kundërshtimit ndaj pushtetit.
Flamuri u pa gjatë protestave në Nepal, në shtator të vitit 2025, kur vendi u përfshi nga trazira të dhunshme dhe ndërtesa e Parlamentit u dogj. Simboli u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u lidhur me revoltën e të rinjve kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Sot, më 13 tetor 2026, flamuri i “One Piece” u shfaq edhe në protestën studentore në Tiranë, duke tërhequr vëmendjen si një simbol i njohur i kulturës popullore që po gjen vend edhe në lëvizjet shoqërore.
I frymëzuar nga anime-ja japoneze, ku personazhet luftojnë për ëndrrat dhe lirinë e tyre, flamuri përfaqëson për shumë të rinj guximin për të sfiduar padrejtësinë dhe për të mos iu nënshtruar një sistemi që e konsiderojnë të padrejtë.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10073





