Nga ”një brez i lodhur”, sot jemi shpresa e një kombi

“Unë nuk dorëzohem! Kam një luftë kundër shumë padrejtësive! E dua dijen!”, thotë studenti i vitit të dytë të masterit “Inxhinieri Ekonomike”, Antonio Qyrsaqi, i cili prej 10 ditësh është një prej protestuesve që kërkojnë arsim më cilësor. Edhe pse ai tashmë po përfundon studimet, është aktivizuar çdo ditë që brezat e rinj të mos kenë kushte të tilla skandaloze për arsim.

Ai tregon se është nga Shkodra por studion në Tiranë, dhe me krenari e thotë se kjo protestë është quajtur shpesh edhe bashkimi kombëtar i studentëve, pasi i janë bashkuar jo vetëm miqtë e tij nga Shkodra por edhe nga qytetet e tjera: Durrës, Elbasan, Vlorë.

”Ajo që më bën të ndihem mirë dhe mund ta them me plot gojën është se këto 10 ditë të protestës, që kam qenë këtu nga mëngjesi deri në darkë, mund t’i quaj si një fakultet i dytë për mua, sepse ishte një eksperiencë shumë e veçantë. Diçka të tillë nuk e kam përjetuar prej 5 vitesh që jam në universitet”, tregon studenti 23-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyrsaqi shpreh diçka që me siguri e ndjejnë të gjithë studentët e tjerë që gjenden në protestë. Ata sot ndihen sikur po dhurojnë një copëz shpresë për të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Është bukur të ndihesh i paparagjykuar tashmë, sepse para 10 ditësh të gjithë na quanin një brez të lodhur dhe një brez që donte vetëm të largohej, një brez që nuk bën asgjë për të kërkuar të drejtat e veta. Sot, jemi shndërruar në simbolin e shpresës. Tani nuk gjykohemi më, por kemi fituar mbështetjen e të gjithëve. Është diçka e bukur të ndjesh se ngjall shpresë për një komb”, shprehet Antonio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?