Nga protesta te politika? Studentët për krijimin e partisë: Do të mobilizohemi dhe dalim në zgjedhje

Protestuesit po arrijnë të mobilizojnë qytetarët për t’u konkretizuar në një forcë opozitare të pandikuar nga partitë aktuale politke. Studentja dhe aktivistja Laura Kërtalli, thotë se protesta ka njohur rritje të vazhdueshme si në pjesëmarrje ashtu edhe në frymën opozitare. Sipas saj hapi i parë do të jetë mobilizimi dhe organizimi i studentëve për të ndërtuar një alternativë të re opozitare.

”Kjo forcë politike do ketë disa faza që mund të vazhdojë. Si fillim duhet të mobilizohemi të gjithë studentët për ta diskutuar në një mbledhje, pra për të hedhur mendimet tona se çfarë do të bëjmë. Por duke qenë se unë kam qenë dhe më afër tyre pak a shumë e kam një ide. Është ambicioze si ide, por duke qenë se ne kemi qenë opozita më e madhe deri më sot, mendojmë që kështu mund të krijojmë dhe një forcë shumë të madhe opozitare, pse jo të transmetuar dhe të transformuar edhe në një parti politike, e cila nuk ka asnjë ndikim rrënjë të së shkuarës së komunizmit siç kanë qenë partitë për mendimin tim dhe për mendimin e shumicës së analistëve që e kanë akoma partitë aktuale në Shqipëri”, u shpreh studentja për ”A2cnn”.

Kërtalli thotë se objektivi afatgjatë është që kjo lëvizje të marrë pjesë edhe në zgjedhje. ”Të jetë një parti me ideale demokratike, e pandikuar dhe idealisht edhe të dalë në zgjedhje me Edi Ramën. Ne përderisa kemi kërkuar dorëheqjen, në qoftë se nuk realizohet me kaq ditë protesta, faktike është që vendi ka pakënaqësi dhe ne këtë do ta kërkojmë vazhdimisht. Në qoftë se nuk jemi mobilizuar tani, në një moment të dytë ne do të mobilizohemi. Kjo është e sigurt”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?