Nga protestat tek takimi me bizneset, vendimet që pritet të marrë sot Basha me grupin e PD
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledh grupin parlamentar, ku mësohet se takimi do të mbahet pas pak, rreth orës 18:30 në selinë e PD-së.
Po ashtu, bëhet me dije se në mbledhjen e sotme do të merren një sërë vendimesh të rëndësishme, që lidhen me protestat në kuadër të thirrjes për mosbindje civile, por edhe takimit me bizneset e vogla.
Një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar veprim qesharak hapin e Policisë së Shtetit për procedimin e tij dhe deputetëve të opozitës që morën pjesë në protestën e së enjtes.
Basha tha dje se kishte për nder që procedohej penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në protest për një të drejtë legjitime, dhe siç tha Basha, për të mbrojtur 11 kuksianët e arrestuar padrejtësisht dhe që mbahen padrejtësisht në qelitë e burgut.
Nga ana tjetër, kryedemokrati paralajmëroi se beteja do të vazhdojë dhe se askush prej të proceduarve nuk frikësohet apo prapset nga ky veprim qesharak “i hetuesisë politike, Rama-Marku”.
Kujtojmë se dita e sotme është pushim për institucionet dhe aktivitetet politike, por Basha ka shfrytëzuar këtë ditë për të zhvilluar mbledhjen me deputetët demokratë.
KOHA JONË SONDAZH

