Nga shpërthimi në Wuhan deri në vdekjet e shumta në Itali, si u përhap Covid-19 (VIDEO)

OBSH ka deklaruar se përhapja e koranavirusit është një pandemi globale. Një video në rrjetet sociale tregon shpejtësinë e përhapjes së virusit nga Wuhani i Kinës e më pas në të gjithë botën. Teksa harta e koronavirusit vazhdon të zgjerohet, aktualisht numërohen 126,631 raste në mbarë botën, 4,638 vdekje dhe 68,325 të shëruar. Numri më i lartë i vdekjeve shënohet në Kinë, aty prej nga ku shpërtheu dhe u shpërnda më tej Covid-19, me 3,169 të pajetë dhe 80,796 të prekur. Ndërkohë që Kina duket se po ia del ta mbajë nën kontroll virusin e ri, në Itali situata shfaqet problematike, me 12,462 të prekur dhe 827 të vdekur.

https://www.instagram.com/p/B9nPHPSn2VV/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP