Nga sot nisin testet e shpejta për COVID, Manastirliu: Do hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera

Një test i thjeshtë në dukje, i ngjashëm me ato të shtatzënisë për të zbuluar nëse je me COVID-19 apo jo. Ky është testi i shpejtë i antigjenit që do të nisë të kryhet nga sot në kryeqytet dhe më pas sipas planit të përcaktuar më herët edhe në rreth.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

“🧬🧪 Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt ✅

Swiss Digital Desktop Reklama

🟢 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

🏥 👩🏻‍⚕️ Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu.

🚨 Punë e palodhur e ekipeve të Urgjencës Kombëtare me misionet në banesë dhe shërbimin profesional për pacientët që kanë…

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, December 6, 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?