Nga sot rriten pensionet me 2.8%

665 mijë pensionistë në vend duke nisur nga e hëna do të marrin pensionin të indeksuar. Drejtori i Përgjithshëm Astrit Hado deklaroi se indeksimi i pensioneve është 2.8 % dhe tashmë ka nisur shpërndarja sipas grafikut.

Kjo rritje është bërë për të eliminuar efektin e rritjes së çmimeve të produkteve. Nëse një pensionist merr një pension prej 10 mijë lekësh në muaj, përfiton një rritje prej 280 lekësh.

Hado: Vetëm sot janë paguar 38148  pensione, të cilët të gjithë këta persona e kanë marrë pensionin të indeksuar. Pensionet minimale kanë arritur vlerën e 13753 lekë nga 13378 lekë që kanë qenë. Ndërsa pensioni maksimal ka arritur në 27 506 lekë nga 26757 lekë të reja që ka qenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fondi i vënë në dispozicion është 2.3 mld lekë dhe nga ky indeksim përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama
RTV Ora - Nga sot rriten pensionet me 2.8%

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?