Nga Spanja drejt e në Astir, Berisha premton infrastrukturë më moderne arsimore, shëndetësore dhe rrugore

Sali Berisha zhvilloi këtë mbrëmje një takim elektoral në njësinë numër 14 në Tiranë, e njohur si zona e Astirit, ku edhe bëri prezantimin e kandidatëve. Ai tha se banorët do të kenë infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore dhe rrugore. Berisha tha se në projektin e qeverisë së ardhshme do të adresohen me urgjencë gjithë problemet e krijuara nga injorimi i qeverisë.

“Garanci për këtë do jenë deputetët tuaj, kryetari i PD tuaj, do të jetë Sali Berisha. Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme. Të imagjinosh një zonë kaq të madhe, pa asnjë kopsht, pa asnjë çerdhe, do të thotë të kesh urrejtje për fëmijët dhe ai që urren fëmijët, ai është ligësi e të gjitha ligësive”.

Sipas Berishës të lësh një territor kaq të gjerë, një popullatë që shkon në 60-70 mijë banorë pa shkollë, do të thotë të urresh fëmijët, shkollimin e tyre, të ardhmen e tyre. ”U jap fjalën e nderit se kjo situatë dramatike do marrë fund brenda 100 ditëve të para. Shqiptarët do kenë të njëjtën listë rimbursimi të ilaçeve si republika italiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?