Nga spitali sërish para Kryeministrisë, Adratik Lapaj: Nuk i trembem Ramës

Adriatik Lapaj u godit në kokë nga një ngrohëse që funksiononte me gaz gjatë përplasjes së dhunshme mes policisë dhe aktivistëve, sonte kreu i ”Shqipëria Bëhet” u shfaq para Kryeministrisë ku tha se do të vijoi protestën. Ai thotë se pavarësisht ndërhyrjes së policisë, e cila hoqi me dhunë çadrat ku ata qëndronin gjatë natës dhe ngrohëset, do të vijojnë që të protestojë para Kryeministrisë edhe në këto kushte

”Sigurisht që do të vijoj protestën. Ata na kanë vjedhur të gjithë bazat materiale, batanijet, ngrohëset dhe çadrat dhe sapo kam ardhur nga spitali dhe do të vazhdojë protestën. Ky është një shtet banditësh, një shtet që pasi vjedh paratë e buxhetit, vjedh edhe sendet personale me të cilat po protestojmë. Nuk e di, pse ndodhi kjo me policinë duhet të pyesni ata.

Ajo që dimë është se kemi mbajtur një protestë sipas ligjit, kemi mbajtur një protestë model. Ne çadrat nuk i kemi vendosëm në Bulevard për të bllokuar trafikun, i kemi vendosur në trotuar, dhe jo në të gjithë trotuarin, por në gjysmë të trotuarit, që të kalojnë edhe të tjerët. Erdhën i hoqën dhunshëm. Ajo që kemi bërë ne është zbatimi i ligjit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?