Nga takimi me Ramën tek emërimi si drejtore e AKT, Jola Hysaj: Jam demokrate, por jo me PD-në. E di që do të ketë mallkime

Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit si drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke sqaruar përmes një mesazhi publik komentet dhe pyetjet e shumta që, sipas saj, ka marrë pas marrjes së detyrës së re. Hysaj shprehet mirënjohëse për besimin e dhënë dhe thotë se synon ta justifikojë këtë përgjegjësi duke punuar për zhvillimin e institucionit.

“Po, jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht”, shkruan ajo. Duke folur për takimin me kryeministrin Edi Rama, Hysaj tregon se mesazhi që i ka mbetur në mendje lidhet me përkushtimin ndaj institucionit dhe jo me bindjet politike.

“Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela”, shprehet ajo. Hysaj ka sqaruar edhe pozicionin e saj politik, duke theksuar se është demokrate, por nuk është pjesë e Partisë Demokratike. “Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike”, deklaron ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshëndetje, meqë kam marrë shumë pyetje në whatsap nga miq ja përgjigja ime.

Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.

Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt.

Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?