Nga “tërmet” PS-ja do jetë “vullkan” elektoral!

Edi Rama i besoi detyrën e numrit dy në PS, Damian Gjiknurit. Ndërsa te Opinion te Blendi Fevziu, kryeministri Rama i pyetur se pse e largove Taulant Ballën, ai tha me një humor që kuptohej mes shqiptimit të tij dhe syve: “Kishte shumë ngarkesë Taulanti!”.

Ish-ministër dhe drejtues fushate elektorale në disa qarqe problematike, Gjiknuri ka ditur të përbashkojë gjithë të majtët.

Ai, pas Edi Ramës, mbetet motori kryesor i betejave elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njeri besnik i kryeministrit dhe dashamirës edhe me opozitën, me lidhje të forta përtej Oqeanit, Damian Gjiknuri është zgjidhja më e mirë e Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjiknuri tha se pozicioni i sapoemëruar është një sfidë e madhe dhe nënvizoi se do të japë më të mirën në këtë pozicion. Gjiknuri theksoi se të qenurit ministër nuk është se do të ndryshonte asgjë, pasi Partia Socialiste çdo ditë sipas tij është një angazhim i ri dhe i mbushur me sfida.

“Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur.

PS është konfirmuar si një forcë fituese, shumë aktive dhe e aftë”-, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri ishte një “termet” elektoral për opozitën, ndërsa tani “vullkani Gjiknuri” do djegë opozitën në beteja elektorale.

Flasim për këtë opozitë që kemi sot!

Ndaj Opozita duhet të hartojë e zbatojë strategji të re përballje me Edi Ramën, sepse ai mori zgjedhjet dhe në arenën ndërkombëtare është fuqizuar frikshëm.

E megjithatë Edi Rama sot tregoi qartë me lëvizjet në PS dhe qeveri se ka informacion për kundërshtarët e tij të fshehtë që synojnë t’ia marrin PS-në duke iu ledhatuar ditën, kurse natën flasin videocall kundër.

Njerin e palosi, ndërsa tjetrit ia preu krahët, aqsa të gjithë në PS morën sinjalin se pasardhësi i Edi Ramës në PS akoma nuk dihet!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?