Nga Tirana në Durrës për të vjedhur, pranga hajdutit të biçikletave (Emri)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet për disa vjedhje. Burime zyrtare bënë me dije se Fatjon Përzhita akuzohet për 3 vjedhje të kryera në lagjen nr.13 në qytetin bregdetar.

NJOFTIMI i POLICISË

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Fatjon Përzhita, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në sajë të veprimeve hetimore të kryera dyshohet se Përzhita është autor i ngjarjeve të mëposhtme:

Swiss Digital Mobile Reklama

1.Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se në oborrin e banesës i ka vjedhur biçikletën shtetases M.Ç. 44 vjeçe.

2.Më datë 01.08.2017, në lagjen nr.13, Durrës dyshohet se në punishten e shtetasit A.M. 32 vjeç ka vjedhur biçikletën dhe një gurë fresibël, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

3.Më datë 24.08.2017, në lagjen nr.13, Durrës është kapur në flagrancë nga Efektivet e Policisë pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit D.D. 50 vjeç, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?