Nga ushtria në polici, Lleshi humb betejën e parë në Kuvend
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, humb betejën e parë në Parlament me propozimet e tij. Lleshi kishte përgatitur ndryshime në ligjin e policisë për krijimin e një force elite mbi RENEA-n por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit.
Propozimet u kundërshtuan tek Komisioni i Sigurisë, ku vetë deputetët e partisë që emëroi si ministër të Brendshëm, hodhën poshtë disa nene në projekt-ligjin e propozuar nga vetë Lleshaj që u hapte rrugë ushtarakëve të futeshin në radhët e policisë.
Deputetët e majtë votuan pro, që në radhët e policisë të pranohen ushtarakë por në vende të veçanta që i mungojnë Policisë ss Shtetit, ndryshe nga propozimi që i hapte rrugë çdo ushtaraku të bëhej pjesë e uniformave blu.
U rrëzuan edhe nenet që në kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe zv.drejtorit u hapej rrugë edhe ushtarakëve apo përfaqësuesve të tjerë në institucionet e sigurisë. U rrëzua nga deputetët e majtë edhe propozimi i ministrit për të përjashtuar efektivët që nuk marrin certifikatë sigurie.
KOHA JONË SONDAZH

