Nga vrasja e efektivit të RENEA-s tek shpërthimi me tritol, rikthehet hakmarrja në Lazarat?

Të tjera detaje dalin në dritë nga shpërthimi me eksploziv që ndodhi gjatë natës në Lazarat. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se shënjestra e sulmit, ishte banesa e Adem Selimit. Ky i fundit është babai i Klodian Selimit, një nga personat e dënuar me 13 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 24 qershor 2015 në Lazarat ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grupit të zjarrit dhe policisë, mbeti i vrarë efektivi Basha. Por a ka lidhje ngjarja e 3 viteve më parë me shpërthimin që ndodhi dje gjatë natës, rreth 02:30.
Klodian Selimi
Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë ndonjë hakmarrje lidhur me këtë ngjarje, apo bëhet fjalë për një tjetër konflikt. Kujtojmë se Klodian Selimi është një personat e grupit të zjarrit, që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga shpërthimi i djeshëm, u shkaktuan vetëm dëme materiale, pasi një kallëp tritoli u vendos në derën e oborrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?