Ngacmoi klienten 27-vjeçare në lokal, policia e Shkodrës arreston 31-vjeçarin

Një 27-vjeçare në Shkodër denoncoi në polici një ngacmim seksual nga një 31-vjeçar, i cili punonte si kamarier në lokalin ku e reja ishjte ulur për të konsumuar diçka. ”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme”,-informon Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?