Ngacmonin femrat në rrjetet sociale, prangosen dy të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ben me dije se ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për ngacmime të vazhdueshme e përndjekje ndaj 2 femrave.

Mësohet se dje është arrestuar 38-vjeçari Igli Xhiku, banues në Tiranë i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, në rrugë dhe në vendin e punës, ka ngacmuar shtetasen B. B., 31 vjeçe.

Ka qenë vetë e reja që e ka denoncuar duke deklaruar se për shkak të ngacmimit të vazhdueshëm ka kaluar gjendje të rëndë ankthi dhe frike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu është ndaluar edhe 21-vjeçari Erald Hidri, i cili akuzohet se në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur 17-vjeçaren me iniciale E. S., banuese në Tiranë. Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar organit të akuzës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?