Ngacmonte me SMS përmes Viberit ish-të dashurën, arrestohet

arrestimin në flagrancë të shtetasit: Bujar Haka, 28 vjeç, lindur dhe banues në Rinas-Krujë, i padënuar më parë.  

Arrestimi i këtij personi, u bë për arsye se, me anën e veprimeve të përsëritura gjatë një periudhe disa mujore, i arrestuari, ka kërcënuar dhe ngacmuar shtetasen me inicialet D.Gj., nëpërmjet dërgimit të mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nga aplikacioni kompjuterik “Viber”, duke i shkaktuar të dëmtuarës një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë vetjake, me qëllim për t’a detyruar atë të vazhdonte një lidhje të ndërprerë.

Gjithashtu, i arrestuari ka krijuar në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës, duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj. Në cilësinë e provës material, u sekuestruan dy aparate telefonike mobile si dhe një pajisje kompjuterike laptop me të cilën i dyshuari ka kryer aktivitetin e paligjshëm.

Në ngarkim të të arrestuarit, u kryen veprimet proceduriale për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, parashikuar nga nenet 121 dhe 121/a paragrafi i dytë i Kodit Penale, të cilat ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

SHKARKO APP