Ngacmonte seksualisht vajzën e tij, në pranga babai nga Kruja

Këtë herë ngacmimi seksual ndaj një të miture ka ndodhur nga babai tek fëmija e tij. Një 54-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës në Krujë. Shtetasi E.S, ngacmoi seksuaisht vajzën e tij të mitur dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E. S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur”, informon policia.

SHKARKO APP