”Ngatërrova person”, 31-vjeçari: Armën e kisha që prej 97

Gjykata e Tiranës sot u ballafaqua me Skerdi Tasin, i cili është arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, edhe pse thotë se ka ngatërruar objektiv. Me plot të dhëna që përplasen me njëra-tjetrën që nga ngatërrimi i objektivit deri tek flakja e armës në liqen, por që RENEA nuk e gjeti dot, prokurori lexoi versionin e 31-vjeçarit që plagosi Lulzim Mashën.

Atentati i dështuar ndodhi në janar të këtij viti në afërsi të Liqenit Artificial, ndërkohë që autoritetet pretendojnë se e zbuluan të dyshuarin me metoda proaktive që nënkuptojnë përgjimin.

31-vjeçari nga Fieri mbajti dhe para Gjykatës të njëjtin qëndrim duke rrëfyer se dy javë përpara atentatit të dështuar ishte grindur në rrugë me një qytetar që po drejtonte një mjet të ngjashëm si biznesmeni i një shkolle private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Tasi thotë edhe se pasi e kuptoi që po zbraste plumba mbi personin e gabuar, u largua menjëherë duke e flakur armën tip Scorpions. “Këtë armë e kisha ruajtur prej 1997”, tha ai, por nuk dha asnjë shpjegim se përse udhëtoi i armatosur nga qyteti i tij drejt Tiranës, ku qëndroi për vizitë tek i vëllai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?