“Ngele në Vlorë o jari. Nuk është e gjithë Shqipëria në Vlorë. Bëj ndonjë gjë për Shkodrën, Durrësin, Pogradeci”. Qytetari shpërthen

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me bizneset në Vlorë të cilat janë në vështirësi nga kriza ekonomike.

Në profilin e tij në Facebook, të shumta kanë qenë reagimet nga qytetarët. Një nga ata i shkruan se kryeministri Rama i kushton vëmendje vetë qytetit të Vlorës.

Replikat

Qytetari: Ngele ne vlore o Jari, nuk eshte gjith shqiperia ne vlore, vlora eshte nje pjes e shqiperise, ik nshkoder boj no1 gjo, rregullo durrsin e derrmuar, shko npogradec.

Rama: Me ndiq Ari me ndiq se jam kudo une, nga Tropoja ne Konispol dhe ne Durres kam shkuar me shume se ne Vlore po ti me siguri je i zene me pune dhe s’e ke pasur mendjen.

SHKARKO APP