Ngjarja e Ksamilit, Koka “kërcënon” pronarët e mjeteve lundruese

Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, është shprehur se që prej vrasjes së turistes ruse në Ksamil janë bllokuar një numër i konsiderueshëm mjete lundurese.

Koka në një lidhje telefonike në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe, theksoi se task forca e bashkisë po zhvillon kontrolle në mënyrë që subjektet private të zbatojnë kriteret.

Nëse nuk ju binden rregullave dhe ligjit, Koka paralajmëroi se do ti revokohet licenca.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia kufitare ka bllokuar një numër të konsiderueshëm të mjeteve lundurese, ndërkohë që prej disa ditësh grupe të task forcës së bashkisë janë duke inspektuar në terren zbatimin e kontratës dhe kritereve, kushteve që bashkia ka vendosur tek subjektet private për licensimin e tyre. Ka pasur probleme, nuk është një situatë rozë, por kemi lënë afate 24 orëshe dhe po ky grup do të kalojë si në Ksamil dhe Sarandë për ti kontrolluar. Në rastet që do të vëmë re një neglizhencë vazhdueshme do të revokojmë licencat aty ku do ta shikojmë të arsyeshme”,-u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?