Ngjarja e tmerrshme në Tiranë. Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares që u përdhunua nga 65-vjeçari: Roja më ngacmonte që në shkollë dhe…
65 vjeçari që abuzoi me të miturën në Tiranë dyshohet ta ketë ngacmuar edhe vajza të tjera të moshës së saj në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në kryeqytet.
Ai ka qenë roje në një shkollë në zonë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhej më në këtë detyrë.
Abcnews.al ka siguruar dëshminë e dhënë nga vajza 15-vjeçare, e cila thekson se 65- vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë.
Madje sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.
“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.
Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj duke shkuar menjëherë në rajon.
Policia është duke hetuar mbi raste të tjera të ngjashme abuzimi nga 65-vjeçari nisur edhe nga deklaratat e të miturës se si ngacmonte edhe vajza të tjera.