Ngjarja në Dhërmi, zbardhet shkaku që çoi në konflikt 23-vjeçarin nga Tirana
Detaje të reja bëhen me dije lidhur me motivin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen së djeshme në një lokal në Dhërmi, ku u shënuan edhe të shtëna me armë zjarri.
Policia njoftoi zyrtarisht se personi i arrestuar “Emiljano Nina, është konfliktuar për motive të dobëta të hershme me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër”.
Më konkretisht, dyshohet se Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj në lokal, thanë burime policore.
KOHA JONË SONDAZH

