Ngjarja në Elbasan, shoqërohen 15 persona në komisariat
Policia e Shtetit po vijon hetimet për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Pjerin Xhuvani dhe 4 persona të plagosur.
15 persona janë shoqëruar në komisariat pasi kanë dijeni për ngjarjen që ndodhi. Pas marrjes në pyetje të të shoqëruarve, policia ka rindërtuar dhe një herë skenën e ngjarjes.
Pjerin Xhuvani, 56-vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mori tre plumba në trup.
Të plagosurit janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.