Ngjarja në Komisariatin e Kamzës, banorët e Çekrezës në lot: Policia e vrau djalin 26-vjeçar
Ngjarja e së shtunës mbrëma, ka tronditur mbarë opinionin publik, ku Komisariati i Kamzës mori flakë, dhe një i arretsuar humbi jetën.
Nënat e fshtatit Çekrezë, janë shprehur të prekura për vdekjen e Arben Micit, i cili dyshohet se i vuri flakën me çakmak dhomës ku po qëndronte në Komisariatin e Kamzës. Ato thonë se policia është fajtore për vdekjen e Micit.
“Djali nuk ka bërë gjë. Jo, jo. Djali pinte për vete i shkreti, të shtëpisë e çuan në polici. Policia e ndreqi!! E solli kufomë. E fute në burg, mos e vra. Jepi dënimin që i takon. Mos e digj me shkrepse. Ky është krim. O zot! Gjynah është fëmijë”.