Ngjarja tragjike në lokal nate ne Tirane, në ora 04.00
1-Edison Jaho, 38 vjeç lindur ne Berat dhe banues ne Tirane
2. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
3. Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italiane.
Jane arrestuar shtetasit Konstadin Xhuvani,djali i deputetes se PD, Luiza Xhuvani;Erald Sina dhe Albano Ballcaj.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës për ngjarjen:
Ditën e sotme rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas:
1. Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
3. Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.
Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit :
· Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.
Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndërkohë për çdo ecuri të këtij hetimi do t’ju informojmë në kohë.
KOHA JONË SONDAZH

