Ngjarje e rëndë, 34-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Rrogozhinës, ku një 34 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Blerim Sula.

Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët kanë parë trupin e shtrirë përtokë të të riut, ndërsa menjëherë kanë lajmëruar ambulancën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ai është transportuar drejt spitalit të Durrësit, por ka ndërruar jetë duke mos  bërë ballë plagëve të rënda që kishte marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun në vetëflijim, ndërsa policia ka nisur hetimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?