Ngjarje e rëndë, babai vret me thikë djalin e tij në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Policia njofton se një 74-vjeçar ka vrarë me thikë të djalin e tij, 37 vjeç
Mësohet se 37-vjeçari nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital ndërsa autori i ngjarjes është shoqëruar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.