Ngjarje e rëndë në burgun e Peqinit, i dënuari i jep fund jetës në qeli
Aktualitet E Enjte, 28 Janar 2021 10:27
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Peqinit, ku një i burgosur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qeli.
Lajmi konfirmohet nga burimet e gazetarit Aldo Kozarja, të cilat thanë se ngjarja a ndodhur në orët e para para të mëngjesit të së enjtes.
Mësohet se viktimës i kishin mbetur dhe dy vite burg deri në përfundim të dënimit që kishte marrë.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar atë drejt këtij akti ekstrem vetëflijimi.