Ngjarje e rëndë në Durrës, burri vret gruan në mes të qytetit

Vrasje në mes të ditës dhe në qendër të qytetit të Durrësit.

Një burrë ka vrarë me thikë një grua, pas një konflikti me tyre.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Durrësit brenda një byrektoreje, në afërsi të pallatit të sportit në sheshin “Azem Hajdari”.

Mësohet se autori më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

SHKARKO APP