Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari vret kunatin me armë

Një shqiptar 45-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë gjahu nga kunati i tij. Siç njoftojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në Nettuno të Italisë, një zonë afër Romës, në orën 12.30, pas një grindjeje mes të afërmve.

Fillimisht, shtetasi 45-vjeçar e ka goditur me një shkop kunatin 50 vjeç dhe ky i fundit iu përgjigj, duke e qëlluar me armë.

I plagosuri ndërroi jetë menjëherë, si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa mbërritja e ambulancave ishte e kotë.

Autori 50-vjeçar është arrestuar, ndërsa pritet të sqarohen edhe rrethanat e ngjarjes si dhe të publikohen edhe identitetet e personave.

SHKARKO APP