Ngjarje e rëndë në Kamëz. Gjenden të vrarë burrë e grua
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 00:55
Kryeqyteti është tronditur nga një ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm.
Një burrë ka ekzekutuar bashkëshorten e tij me armë gjahu për motive ende të pa ditura.
Fill pasi ka parë që gruaja e tij ka humbur jetën, agresori i identifikuar si Halil Lita ka drejtuar armën nga vetja e tij dhe është vetëvrarë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton në disa pista të mundshme që kanë sjellë konfliktin.

