Ngjarje e rëndë në Kavajë, arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kavajë, ku një 48-vjeçar humbi jetën pas disa goditjesh me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia ndërhyri menjëherë dhe pas disa orësh kërkimesh intensive, arriti të lokalizojë, kapë dhe arrestojë autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, së bashku me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, zhvilluan një operacion të koordinuar për kapjen e autorit. Pas verifikimeve dhe kontrolleve të shumta, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3 të Kavajës. Ky shtetas dyshohet se më 21 shkurt 2026, rreth orës 14:22, gjatë një konflikti për motive të dobëta në të njëjtën lagje, ka goditur disa herë me thikë shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën nga plagët e marra.

Pas kryerjes së aktit të dhunës, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por falë koordinimit të shërbimeve të Policisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për kërkim dhe kontroll, ai u kap brenda disa orësh. Gjatë veprimeve të para hetimore, grupi i policisë gjeti dhe sekuestruar si provë materiale mjetin prerës (thikën) me të cilin dyshohet se autori kryen veprën, duke e ndihmuar hetimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke mbledhur prova shtesë dhe duke kryer verifikime të nevojshme për të siguruar procesin ligjor. Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet synojnë identifikimin e çdo elementi që lidhet me ngjarjen dhe sigurimin e drejtësisë për viktimën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?