Ngjarje e rëndë në Korçë, familjarët gjejnë të varur djalin 18-vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Korçës gjatë natës që lamë pas.
Rreth orës 22:30 të datës 14 qershor është gjetur i pajetë në banesë një 18-vjeçar.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Voskopojë, ku 18-vjeçari A.K është gjetur i varur në pemë.
Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të viktimës. Nuk dihen arsyet që e kanë çuar adoleshentin drejt një veprimi të tillë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.06.2018, rreth orës 22:30, jemi njoftuar se në fshatin Voskopojë- Korçë, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, në një pemë, shtetasi A.K, rreth 18 vjeç, banues në Korçë. U ngrit grupi hetimor dhe po kryhen veprimet proceduriale hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

