Ngjarje e rëndë në kryeqytet, katër punëtorë bien nga skela e pallatit, dy në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku katër punonjës kanë rënë nga skela e një pallati që po rikonstruktohej, raporton reporttv.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”. Nga raportimet e para mësojmë se dy prej tyre kanë marrë plagë me të rënda.

Ambulanca, policia dhe sherbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.

Policia ka evakuuar banorët e zonës, e cila është rrethuar me shiritin e verdhë. Të tronditur kanë mbetur banorët e zonës, të pallatit, po ashtu edhe ata përreth pas ngjarjes së rëndë.

 

 

SHKARKO APP