Ngjarje e rëndë në Milano! Shqiptari përplaset nga treni

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Itali. Një 37-vjeçar shqiptar u përplas nga treni në Milano.

Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë.

Atyre iu desh që të prinin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, shqiptari ka qenë shumë afër një treni në lëvizje sepse ka qenë duke ecur shumë pranë shinave. Identiteti i tij nuk është bërë publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?