Ngjarje e rëndë në Sarandë! Gruaja vret me sopatë burrin në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku gruaja ka vrarë burrin.

Mësohet se gruaja e ka goditur burrin me sëpatë në kokë teksa ishte duke fjetur gjumë.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që e çuan gruan drejt aktit të rëndë, por policia ndodhet në vendngjarje dhe vijonouja për sqarimin e rrethanave.

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP