Ngjarje e rëndë në Shkodër, gjendet i vetëvarur 35-vjeçari

Një 35-vjeçar në Shkodër është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij. Sipas policisë dyshohet se ai është vetëvarur.

Policia bën me dije po punohet për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?