Ngjarje e rëndë në Vaun e Dejës, bashkëshorti vret gruan me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nenshat të Bashkisë Vau Dejës. Një burrë ka vrarë me një automatik të tipit kallashnikov bashkëshorten.

Mësohet se viktima është shtetasja Xhuliana Topalli, 40 vjeçe. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e atij që duket një krim në familje.

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?