Ngjarje e rëndë në Vlorë, plagosen me thikë babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës. Mësohet se babë e bir janë plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji”, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Të plagosurit janë Xh. Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij A.Braushi, 30 vjeç.

Mësohet se i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa babai është jashtë rrezikut për jetën. Ata janë gjetur të plagosur në trotuar nga kalimtarë të rastit të cilët më pas i kanë dërguar me urgjencë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?